Gazetarja Mira Kazhani i përgjigjet Julian Dedës: “Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë.Me sa shoh as gruaja jote nuk ka”

Humoristi Julian Deda i është drejtuar gazetares Mira Kazhani, pas një shkrimi të kësaj të fundit, pse protesta e “Astirit” nuk ngjiti.

Julian Deda i ka kujtuar Kazhanit se nuk ka burrë.

“Kesaj gazetaruces populiste, qe protesta e banoreve te Astirit i duket deshtim, gjejini nje burre te qetesohet, se gjynah..”, shkruan ai.

Mira Kazhani nga ana tjetër, i është përgjigjur shkurt:

“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Me sa shoh as gruaja jote nuk ka”.

Loading...