Bëri bujë të madhe disa ditë më parë vendimi i qeverisë së Kosovës, për të rritur taksën doganore ndaj produkteve serbe dhe boshnjake me 100%, ndonëse kjo nismë nuk gjeti mbështetje në radhët e BE.
Home Politika
Rama bën foto me ministrin e jashtëm të Kosovës, “çmenden” serbët: Provokim…
Kliko per me shume info
Bëri bujë të madhe disa ditë më parë vendimi i qeverisë së Kosovës, për të rritur taksën doganore ndaj produkteve serbe dhe boshnjake me 100%, ndonëse kjo nismë nuk gjeti mbështetje në radhët e BE.
Kliko per me shume info
Megjithatë duket se kryeministri Edi Rama e ka mbështetur vendimin e qeverisë kosovare dhe kjo është konstatuar pasi ministri i Tregtisë dhe Industrisë te Kosovës Endrit Shala publikoi të dielën një fotografi me Ramën duke qeshur dhe mbi të shkruante 100%.
Kjo ka bërë që mediat serbe të reagojnë duke e quajtur provokim këtë foto.
Në raportimin e tyre thuhet se fotografia e Shalës me Ramën ‘tronditi’ të gjithë serbët.
Telegrafi.rs shkruan:
Shala shkroi 100% dhe është e qartë se ky vendim po shijohet, ndërsa për shkak të këtij vendimi qindra njerëz në Mitrovicë kanë probleme të ndryshme. Njerëzit atje nuk kanë ilaçe, oksigjen në spital dhe qumështi tashmë është zhdukur. Dhe kjo gjë është qesharake nga ana e tij dhe Ramës.”
Portalet Blic.rs dhe naslovi.net e quajnë një provokim të ri publikimin e kësaj foto.
Vendimi për taksën ngjalli reagime të ndryshme tek udhëheqësit serbë por edhe tek ndërkombëtarët të cilët kërkuan heqjen e saj, por ky vendim gjeti përkrahje tek qytetarët kosovarë.