Një ditë pasi intervistoi kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm, për mënyrën se si ata do të drejtonin organin e akuzës në rast se do të fitonin mandantin, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka renditur ato sipas procesit të pikëzimit.
Gazetarja Klodiana Lala, tha për ‘BalkanWeb’ se KLP ka vendosur të rendisë të parin në listë kandidatin Olsian Çela, pas tij, e dyta në listën për postin e Prokuroritë të Përgjithshëm do të jetë Arta Marku, ndërsa e treta në listën e KLP është renditur Fatjona Memçcaj.
Lista e KLP do i dërgohet Kuvendit për votim Kuvendit i cili nëse në 30 ditët e ardhshme do të dështojë në zgjedhjen me 83 vota të kryeprokurorit, në detyrë do të emërohet nga këshilli, kandidati i parë i renditur në këtë listë.