Këshilltarja e Kushtetueses kalon vetingun, KPK e konfirmon në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seanca dëgjimore me Fjona Papajorgji, këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese me 21 nëntor.

Seanca dëgjimore u drejtuat nga trupa gjykuese e përbërë Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Olsi Komici.

Këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji, iu nënshtrua vetingut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e konfirmuar në detyrë të Fiona Papajorgji.

Aktualisht, Papajorgji është këshilltare në Gjykatën Kushtetuese./ATSH

Loading...