Ngërçi për kushtetuesen dhe gjesti i fundit i presidentit Meta, me dekretimin e Xhafellarit, e ka përkeqësuar më tepër situatën politike në vend, duke thelluar mosmarrëveshjet mes palëve.
Referuar këtij fakti, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu “i përvishet” me tone të ashpra Presidentit, duke mallkuar ditën kur “Meta u betua si President 100% vetëm me vota socialiste.”
Ndërsa numëron dështimet e Presidentit, Spahiu ushtron vetëm një pyetje: “Çfarë ka Meta më shumë se Ne që të zgjidhet president i Shqipërisë”.
Postimi i plotë:
Dita e zezë kur Meta u betua si President 100% vetëm me vota socialiste dhe që nga ai moment kemi:
Gjysëm Parlament,
2 palë zgjedhje,
Dy Gjykata Kushtetuese
Zero Gjykat të Lartë,
1 mandat e Gjysëm kryetar KLSH,
2 Ministra të Jashtëm,
Çerek President,
Zonjë të parë me një këmb në opozitë dhe tjetrën në Presidencë
2 LSI. Njëra jasht parlamenti dhe tjetra brenda.
Që nga ajo ditë, çdo hajdut në burgun 313 thotë:
“Çfarë ka Meta më shumë se Ne që të zgjidhet president i Shqipërisë”