Anetarja e re e Gjykates Kushtetuese Elsa Toska,betohet para Presidentit të Republikes

Anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, është betuar përpara Presidentit të Republikës.

Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Loading...