Vasili: “Anëtarët socialistë të Komisionit të Reformës në Drejtësi po e hanë turpin me bukë”

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili iu kujton anëtarëve socialistë të Komisionit të Reformës në Drejtësi atë që votuan në kuadër të reformës në drejtësi si dhe deklaratat e tyre.

Ai shkruan se ‘anëtarët socialistë të Komisionit të Reformës në Drejtësi po e hanë turpin me bukë’ dhe se ‘ligjet që miratuan, votuan dhe duartrokiten po shndërrohen në rreckë dhe ata heshtin dhe votojnë turpërisht të kundërtën e vetes’.

POSTIMI I VASILIT

Anëtarët socialistë të Komisionit të Reformës në Drejtësi po e hanë turpin me bukë.
Ligjet që miratuan, votuan dhe duartrokiten po shndërrohen në rreckë dhe ata heshtin dhe votojnë turpërisht të kundërtën e vetes.

Për të kënaqur Edi Ramën ata po shkelin fytyrën e tyre.
Kushtetuta e 21-22 korrikut dispozitat për Gjykatën Kushtetuese u përgatitën, u mbrojtën dhe u votuan nga ata dhe ekspertët e tyre.

Tani po këta votojnë Rezoluta kundër vetes duke ngrënë turpin me bukë.
Tani që e shkelën dhe e përdhosën Kushtetutën dhe po rrinë me gojë mbyllur dhe të poshtëruar, le të lexojnë çfarë është thënë, si është thënë dhe si është argumentuar nga po vetë këta në Komisionin e Reformës në Drejtësi në vitin 2016 sipas proces verbalit.

Personalisht i kam dëgjuar ‘live’ si anëtar i komisionit në atë kohë, por tani është koha t’i lexojnë edhe shqiptarë për t’i njohur më mirë këta dhe hipokrizinë e këtyre:

“Sokol Sadushi:
“Më lejoni ta shpjegoj se çfarë qëllimi ka kjo dispozitë.

Këtu bëhet fjalë për një kandidaturë nga Presidenti, sepse kandidatura nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë është në nenet pasuese, por mund të ndodhë në një rast eventual, që mund të jenë katër kandidatura, katër vende bosh.

Jemi duke folur për një moment që nëse janë dy vende bosh, atëherë njërën e merr Presidenti, Kuvendi dhe të tretin e merr Gjykata e Lartë. Ky është rast kur janë katër vende bosh.

Arsyet pse janë katër vende bosh mund të jenë të ndryshme, si dorëheqja e të tjera. Nëse do të kemi katër vende bosh, atëherë do të ndodhë që në katër vende bosh një e ka Presidenti, një e ka Gjykata e Lartë dhe një e ka Kuvendi, vendi i katër si radhë i përket Presidentit. Mund të jenë pesë vende bosh, vendi i pestë i përket Kuvendit, mund të jenë gjashtë vende bosh, vendi i gjashtë i përket Gjykatës së Lartë.”

Loading...