Vettingu, shkarkohet prokurori që fitoi 10 mijë dollarë në baste

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Artur Selmani. Vendimi është shpallur ditën e sotme ndërsa shkak për shkarkimin ka qenë fakti se prokurori ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar në baste sportive ndërsa ka ulur dënimin për autorët e masakrës së Coles në Vlorë.

Hetimi për prokurorin e prokurorise se pergjithshme eshte bërë në tre kritere; pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale.
Përsa i përket integritetit, prokurorit iu përmend fakti që në deklaratën e ILDKPI-së kishte deklaruar se për tre vite kishte fituar nga bastet sportive shumën prej 10 mijë dollarësh.

Gjithashtu edhe faktin se në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e masakrës me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës.

Prokurori dha sqarime në lidhje me këto dy momente, duke pohuar se përsa i perket basteve sportive nuk i frekunton që prej 10 vitesh, ndërsa në lidhje me aftësite profesionale dha shembuj të hetimeve që ka bërë në vite, që nga hetimi për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, e deri te sherri në parlament i tre deputetëve.

Loading...