Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kritikuar opozitën duke theksuar se me qëndrimet e deri tanishme i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama.
Meta tha në “Opinion” se PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande.
Megjithatë ai tha se do flas me popullin dhe se nuk është i vetëm.
“PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverise se sa Presidentit.
Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama.
PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande.
Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit”, deklaroi Meta.