Gjirokastër – Banka e Shqipërisë, ekspozitë për serinë e re të kartmonedhave

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, priti sot në një takim zëvendësguvernatoren e Parë të Bankës së Shqipërisë Prof. Dr. Luljeta Minxhozi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me rolin e Bankës së Shqipërisë në realizimin e objektivave për stabilitetin e çmimeve dhe kontributin me politikat e saj në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e rajonit e më gjerë.

Gjithashtu Prefekti i qarkut, i ftuar nga Zv. Guvernatorja, mori pjesë në ekspozitën e organizuar nga Banka e Shqipërisë për njohjen e komunitetit të qarkut Gjirokastër me serinë e re të dy kartmonedhave, 200 Lekë dhe 5000 Lekë, që u hodhën në qarkullim në datë 30 shtator 2019 nga Banka Qendrore.

Prefekti i qarkut shprehu falënderime të përzemërta për Bankën e Shqipërisë për organizimin e kësaj ekspozite në qytetin e Gjirokastrës.

Organizimi i aktiviteteve të tilla është një vlerë e shtuar për të rritur kulturën financiare të qytetarëve gjirokastritë.

Në këtë ekspozitë, qytetarët u njohën me imazhet, personalitetet simbol dhe elementet e sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave./atsh

Loading...