Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i qytetit të Vlorës, njofton abonentët se për shkak të remonteve të tensionit të lartë do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona.
Stakim dhe tokëzim të TR të fuqisë 35/10 kV në N/stacionin Mifol, në datën 26/11/2018, kufizim i energjisë nga ora 08:00’ deri në orën 11:00’ në Mifol, Skrofotinë, Panaja, Trevllazër, Akërni, Hidrovori Akërni.
Për shkak të stakimit dhe tokëzimit të TR të fuqisë 35/6kV 1.8 MVA në N/stacionin Orikum, në datën 26/11/2018 nga ora 13:00’ deri në orën 16:00’ do të shkëputet energjia në zonën, Baza Ushtarake Pashaliman.
Për shkak të stakim dhe tokëzimit të TR2 të fuqisë, 110/6kV në N/stacionin Vlora 1, në datën 27/11/2018, do të ketë kufizim të energjisë nga ora 08.00 deri në orën 16:00 në Lagjen Kushtrimi, Hidrovori i madh, 24 Maji, 28 Nëntori, Hajro Cakerri, Ambulanca qendrore, Kinoteatri, Prefektura, Gjykata e Rrethit gjyqësor, Qendra Studentore, Prokuroria, 15 Tetori, Partizani, Spitali Rajonal, Policia e Shtetit, 11 Janari, Bestrovë, Nartë, Zvërnec./ATSH