Meta: “Mos guxoni të përdhosni Gj.Kushtetuese, Parlamenti shpërndahet me një dekret”

Presidenti Ilir Meta folur me tone të ashpra duke iu drejtuar mazhorancës socialiste për ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Meta u shpreh se askush nuk duhet të guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese, teksa ka thënë se nuk ka asnjë institucion më të rëndësishëm.

“Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën janë të dështuara, janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Parlamenti me një dekret shpërndahet.

Qeveria me një mocion mosbesimi. Presidenti me një “impeachment”. Nëse dikush mendon që angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, duhet t’i bëj të qartë që në fund fare kjo është Kushtetuta. Në momentin e duhur, Presidenti do t’i drejtohet popullit dhe gjithë botës”, tha Ilir Meta.

Loading...