Është rikthyer në qeli Pëllumb Petritaj.
Biznesmeni gjykohet si person kyç për një sërë dosjesh të bujshme për tjetërsimin e pronave në bregdet.
“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar ka bërë ndalimin e 55-vjeçarit, banues në Vlorë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia e Vlorës.
Seanca u mbajt në Gjykatën e Vlorës të hënën.
Prokurori Albert Kulici kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga “garanci pasurore” në “arrest me burg”.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Atalanta Zeqiri dhe anëtar Skënder Haluci e Albert Spiro, vendosën pranimin e kërkesës së prokurorit.
Ndërkohë forcat e rendit bënë të mundur ndalimin e Petritaj duke e rikthyer në qeli.
Biznesmeni 54-vjeçar u lirua nga burgu në 7 maj të këtij viti në këmbim të garancisë pasurore 2.5 milion lek.
Petritaj ishte arrestuar 7 muaj para lirimit në maj. Ai akuzohet për tjetërsim tokash në Karaburun dhe Zvërnec.54-vjeçari dyshohet të ketë falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 Ha tokë në zonën e Zvërnecit.