Ksamil – Universiteti Teknik i Vjenës përgatit projektin e zhvillimit të integruar urban

Ksamili, një qytezë e vogël bregdetare në jug të Shqipërisë, është i njohur për bukurinë natyrore.

Por Ksamili përjeton edhe shumë sfida infrastrukturore dhe të zgjerimit të paplanifikuar urban. Një ekip i Bankës Botërore në bashkëpunim me institucionet e linjës, koordinoi zhvillimin e konceptit për rigjenerimin e integruar urban për Ksamilin.

I njohur ndryshe si Ksamil Urban Lab, projekti u përgatit nga kompania Superwien urbanism ZT në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Vjenës dhe Agjencinë shqiptare të Planifikimit të Territorit, duke zbatuar metodat e planifikimit urban me pjesëmarrje.

Rezultatet e kësaj pune u prezantuan dhe diskutuan në një workshop të organizuar ditët e fundit në Tiranë. Diskutuesit vlerësuan Ksamil Urban Lab si një iniciativë shumë e mirë që mund të zbatohej edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë./atsh

Loading...