Zhduken pa gjurmë dy fëmijë shqiptarë

Dy fëmijë shqiptarë, një djalë i moshës 4 vjeç e motra e tij 5 vjeçe janë zhdukur nga një strehë sociale në komunën Pascarolo në provincën e Napolit.

Lajmi është bërë publik e është denoncuar në Gjykatën e Minorenëve nga prifti i kësaj qyteze Don Salvatore Verde.

Por ky denoncim ka provokuar reagime kërcënuese nga persona të paidentifikuar duke vënë në rrezik jetën e Don Salvatore Verde i cili pak ditë më parë ëshë detyruar të largohet nga ky territor me vendim të Dioqezës së Napolit.

RTV Ora u vu në kontakt me persona të afërt me Don Salvatore Verde për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje por për momentin ai nuk pranon të jap asnjë intervistë, madje ka kërkuar të tërheq nga publikimi online dhe disa intervista të dhëna mbi këtë ngjarje për mediat italiane.

Sipas denoncimit të bërë nga Don Verde, në shtator të 2018 dy vogëlushët shqiptarë që jetonin në një strehë sociale e që frekuentonin kishën San Giorgio Martire në Pescarolo zhduken pa lënë gjurmë.

“Në një të dielë të shtatorit 2018, thotë për të përditshmen italiane Il Mattino, Don Salvatore Verde, zhduken nga një strehë sociale (që në gjuhën italiane njihen si “casa -famiglia” , struktura që strehojnë fëmijë me familje me problematika sociale, o në vështirësi), dy fëmijë që frekuntonin dhe kishën , një djalë 4 vjec e motra e tij 5 vjece , shqiptarë.”

Don Verde rrëfen se ka denoncuar menjëherë ngjarjen në Gjykatën e Minorenëve si dhe tek forcat e rendit, por në të njëjtën ditë me apelin e tij, një kërcënim i hapur i është bërë nga persona të panjohur. Një automjet i vjedhur brenda të cilit dhe një armë zjarri i është vënë flaka brenda në orborrin e kishës.”

Don Salvatore Verde rrëfen se ka marrë në mbrojtje duke denoncuar disa raste minorenësh të keqtrajtuar nga familja por ka marrë si kundër përgjigje krëcënime të hapura fizike e me rrezik jete. Banesës së tij në kishën San Giorgio Martire (famulltian e priftit) i është vënë flaka si dhe i janë grabitur 3 kasaforta me rreth 3 mijë euro të dhuruara nga besimëtarët për bamirësi..

Episodi i fundit i kërcënimit fizik ndaj Don Salvatore Verde është i datës 13 shtator 2019 kur persona të panjohur që udhëtonin me një automjet me drita të fikura kanë qëlluar dy herë me armë në ajër kundër tij. Ngjarja ka ndodur rreth orës 21.30 në një rrugë të qytezës Pascarolo.

Ndaj kërcënimeve fizike e rasteve të denoncuara nga Don Salvatore Verde po hetojnë autoritetet italiane.

Për mediat italiane ai thotë se është i detyruar të japë dorëheqjen, dhe se e bën keqardhje pasi është shumë shumë lidhur me Pascarolën e komunitetin e besimtarëve. “E bëj për sigurinë time e për t’u stabilizuar si fizikisht dhe psikollogjikisht pas pasojave që më sollën denoncimet e mia., thotë ai. Me ndihmën e mbështetjen e superiorëve të mi kuptova se është e nevojshme të marr këtë vendim.”

Don Salvatore Verde ka shërbyer si prift në Pascarola prej vitti 2016. “Për mua është e trishtueshme që ta largohem nga ky komunitet, thotë ai, e me sa duket me denoncimet e mia kam prekur tela me gjëmba.

Nuk hezitoj të reagoj në këtë botë të gjakshme kur flitet për të shpëtuar fëmijë, dhe pse po largohem shpresoj që forcat e rendit të hetojnë e të hedhin dritë mbi abuzimet që janë bërë ndaj këtyre fëmijëve.”

Pascarola është një qytezë e vogël me 3 mijë banorë në zonën industriale në teritorin e komunës Caivano e cila gjatë viteve të fundit është në qëndër të kornikës së zezë italiane për vdekjen absurde të dy fëmijëve e episode të dhunshme abuzimi seksual me minorë.

Në një video publikuar nga përkahësit e tij Don Salvaore Verde shfaqet duke u shprehur hapatazi “se ka denoncuar një pedofil në këtë territor e nuk duhen harruar dy fëmijë viktima në Parkun e Caivanos.”

Loading...