Bes Kallaku i përlotur: “Gjëja më e bukur që unë dhe Xhensila kemi bërë është Ajka”

Bes Kallaku ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” për të folur për filmin e tij të ri “Falco” dhe sakrificat që ka bërë për të arritur ëndrrën e tij më të madhe, kinematografinë.

Aktori i njohur i humorit u shpreh se filmi i tij i ri është “arritja më e madhe artistike vetjake”. Ai u shpreh se ka sakrifikuar shumë për të punuar me xhirimet duke qëndruar larg familjes:

“Unë dhe Xhensila jemi të dy kritikët më të mirë të njëri-tjetrit. Xhensila më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme se ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse për dy muajt e xhirimeve. Është strapacuar se nuk ka pasur ndihmë, unë isha 12-14 orë në xhirime”, u shpreh aktori.

Besi tregoi i përlotur edhe një rast kur iu desh të zgjohej herët për të qëndruar me të bijën, por kur u zgjua ajo kishte dalë nga liqeni dhe nuk mundi ta shihte dot.

“Kisha 31 ditë që nuk shikoja vajzën! Një ditë xhirimet i kisha në 10:00 dhe u zgjova në 9:00 e thashë do rri gjysmë ore me vajzën, por ajo kishte dalë nga liqeni.

Janë segmente në jetë që prindërit duhet të bëjnë sakrificë. Unë u përfshiva në këtë projekt se dua të krenoj familjen time dhe doja të bëja diçka që është prodhuar rrallë në Shqipëri”.

Besi foli dhe për duetin e përfolur mes tij dhe Xhensilës dhe me shaka pranoi se dueti më i madh është vetë Ajka.

“E kemi bo duetin e kemi quajtur Ajka. Gjëja më e bukur që unë dhe Xhensila kemi bërë”, u shpreh aktori.

Loading...