Në Berat ndodhet pema më e vjetër e ullirit në Ballkan, e pranuar si e tillë nga ekspertët.
Ulliri në Berat ka moshë 2 mijë vjeçare.
Por, profesor Hajri Ismaili thotë se në Shqipëri, ullinjtë më të lashtë kanë moshë rreth 3000 vjeçare dhe gjenden në zonat e Tiranës si Petrela, Lanabregas, Tufinë, Prezë, Brar dhe Tujan. Perimetri i tyre shkon deri në 3 metra.
Shumë prej pemëve më të vjetra të gjalla, sot janë pemë ulliri. Ka ullishte të mbjella nga ilirët, grekët e lashtë dhe romakët, që ende lulëzojnë tani. Ulliri shihet si një simbol i traditës dhe një dëshmitar i epokave të shkuara.
Ai është një bartës i kohëve të harruara dhe trashëgimisë. Një zabel ulliri në Sardenjë besohet se daton 4 mijë vjet përpara. Në Kroaci, një monument natyror, një pemë ulliri më shumë se 1500 vjet, mendohet se është sjellë nga Italia e Jugut apo Greqia. Pema e ullirit u ka mbijetuar shumë luftërave, sëmundjeve, fatkeqësive natyrore dhe neglizhencës së njeriut dhe është ende duke pasur fruta.
Cili është misteri për jetën e jashtëzakonshme të drurit më jetëgjatë? Trungu dhe degët nuk jetojnë përgjithmonë.
Ato rrudhen dhe vdesin shumë-shumë herë gjatë rrjedhës së jetës së pemës.
Por, rrënjët dhe pjesë të drurit të ullirit, që janë nëntokë, nuk vdesin nga shkaqe natyrore. Ata nxjerrin fidane të reja përsëri e përsëri.
Pema e ullirit është e famshme për rritje në tokë të varfër dhe mjedise jashtëzakonisht shkëmbore. Ulliri pëlqen që të rritet, atje ku asgjë tjetër nuk rritet. Por, kjo nuk do të thotë se ata janë të pathyeshëm. Ullinjtë kërkojnë kushte shumë specifike në rritje.
Ata duan verë të nxehtë dhe dimër jo shumë të ftohtë. Në qoftë se ulet temperatura nën 15 gradë, rrënjët do të vdesin. Kjo është arsyeja pse vetëm klimat e qëndrueshme e Mesdheut dhe Kalifornia janë të njohura për pemët e tyre të ullirit.
Marrë me shkurtime nga: /randiandradi.com/