“Nuk janë tema që më shqetësojnë, as me interesojnë. Ç’ka më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë të mbyllura, po i kanë të hapura dhe tani është koha të bëhen llogaritë për pasuri të vëna në mënyrë kriminale. Kjo është ajo që më intereson”, tha shefi i qeverisë.
Kujtojmë se Antiterrori arrestoi pak ditë më parë të riun Andrea Kurti i cili mësohet se i kishte dërguar mesazhi kërcënuese kreut të qeverisë.
Në një prej mesazheve kërcënuese personi i arrestuar i shkruante Ramës: “Do të të fus plumbin ballit”.