Ekipi i Francës mbërrin në Rinas

Avioni charter i “Air France” me në bord kampionët e botës është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.

“Gjelat” janë nisur menjëherë për në hotelin ku do të akomodohen teksa për t’i pritur ka qenë edhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.

Gjatë rrugëtimit të tyre për në kryeqytet, Franca është shoqëruar nga forcat “Renea”.

Në orën 17:00 trajneri Didie Dëshamp do të dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e “Air Stadium Albania”, ndërsa një orë më pas përfaqësuesja transalpine do kryejë stërvitjen e fundit në fushën e stadiumit të ri.

Loading...