Sot, Dita Ndërkombëtare e Tolerancës

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kujton Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës apelon për promovimin e tolerancës për të ndërtuar harmoninë mes diversitetit.

“Bota sot e shënon Ditën ndërkombëtare të Tolerancës.Në botën tonë të përbashkët, promovimi i tolerancës është mënyrë që të ndërtohet harmonia midis diversitetit i cili do të sigurojë një ardhmëri më të mirë. Të gjithë duhet të synojmë ndaj kujdesjes së vlerave njerëzore, nxitjes së përgjegjësisë sociale, me një fjalë bashkimin e botës në një familje”, thekson KMD.

Po ashtu, Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi deklaron se kjo është një mundësi që çdo qytetar të përkujdeset për shoqëri tolerante pa dhunë, në të cilën respektohen të drejtat e njeriut.

“Toleranca është kusht për paqe, kërkon rrjedhje të lirë të ideve, arsim cilësor për të gjithë, respektim të të drejtave të njeriut si dhe mirëkuptim të diversitetit të kulturave”, shprehet KMD. /atsh

Loading...