Disa persona u arrestuan, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat dhe një përpjekje për të bllokuar hyrjen kryesore të qytetit, u zmbraps.
Në disa zona, demonstruesit i vendosën zjarrin paletave të drunjta. Demonstrimet e përjavshme që bënë që të paralizoheshin pjesë të Francës në fund të vitit të shkuar, tashmë janë reduktuar në tubime më të vogla, që vazhdojnë të mbahen çdo të shtunë, me të njëjtat kërkesa.
Por, tre të katërtat e francezëve, të anketuar së fundmi, thonë se lëvizja e njohur si jelekëverdhët, nuk është shuar ende.
Loading...