Kryeministri Edi Rama vizitoi kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para debutimit ndaj Francës – Tifozët: “Mace e zezë je…”

Kryeministri Edi Rama vizitoi kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para debutimit ndaj Francës.

I shoqëruar nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka, Rama takoi futbollistët e kombëtares të cilët te dielen do të luajne përballë kampionëve të botës në fuqi, Francës.

Ndërkohë që ERTV transmetonte live takimin e Ramës me futbollistët, ndjekësit e kanë “masakruar” me komente negative.

Disa nga komentet janë: “Mace e zezë je, po shkele ti aty është njësoj ikur ka zbritur shejtani nga ferri.”

“Kryeministër je tersi më i madh ne atë stadium, të paktën 5 herë ka me humb Shqipëria.”, shkruante nje tjeter.

Loading...