Pr.angosen dy vlonjatë,njeri prej tyre i shpallur në kë.rkim

Nga policia e Vlorës janë ndaluar gjatë orëve te fundit dy perosna.

Njëri ishte shpallur në kërkim për kundërshtrim të punonjësve të policisë dhe tjetri është i dyshuar për 5 vjedhje ndodhur në kët qytet.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar dy shtetas, njëri prej tyre në kërkim:

Ndalohet shtetasi në kërkim D.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”. Vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Arrestohet në flagrancë shtetasi M.Y., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.A në lagjen “Bashkimi” të Vlorës.

B.A dyshohet të jetë autorë i 5 vjedhjeve të tjera për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Loading...