Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, të gjithë kanë bërë një fotografi të përbashkët.
Për ta mbajtur si kujtim nga mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, të gjithë anëtarët e të dyja qeverive kanë realizuar një fotograf.
Të dy kabinetet qeveritare bënë fotografi duke i bërë duart në formë të shqiponjës mirëpo, ajo që bie në sy është mënyra se si zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka bërë këtë.
Të gjithë e kanë bërë mirë shqiponjën, ndërkaq vetëm Hoxhaj e ka bërë në mënyrën e kundërt dhe kjo ka marrë menjëherë jehonë në rrjetet sociale.
Këtë fotografi e ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/