Ardhja në jetë e Ajkës duket se i ka shtuar Xhensilës dëshirën për të zgjeruar familjen.
E ftuar në emision “Prive”, këngëtarja tregoi se pendohet që vogëlushen nuk e ka sjellë që më parë në jetë.
Megjithatë, tani që Ajka është 1 vjeçe, Xhensila dhe Besi kanë nisur të mendojnë për fëmijët e tjerë.
“Patjetër që do zgjeroj familje. Nuk ka gjë më të bukur dhe më të plotë se familja. Me dëshirën e Zotit unë dua të zgjeroj familjen sa më shumë”, u shpreh këngëtarja.
Më pas ajo shtoi se fëmijën e dytë do e sjellë në jetë sa më shpejt, pasi nuk dëshiron që Ajka të ketë diferencë në moshë me motrat ose me vëllezërit.
“Do bëj edhe 2,3 fëmijë të tjerë”, përfundoi Xhensila.
Kujtojmë se këngëtarja ka një histori të gjatë dashurie me Bes Kallakun.
Ata kanë më shumë se 10 vite bashkë dhe dy vite më parë celebruan dashurinë e tyre me martesë.