Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku sipas autoriteteve vendase, një makinë, një kamion dhe një automjet tjetër, kanë përfunduar në lumë.
Deri më tani, bëhet me dije se janë shpëtuar katër persona, por ka frikë se mund të ketë të tjerë të zhdukur. Ura që u shemb lidh qytetet Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres, 18 milje në veri të qytetit të Toulouse, tha shërbimi i zjarrfikësve.
Sipas raporteve të mediave të huaja lokale, viktima, vetëm 15 vjeçe, kishte qenë në një makinë me prindërit e saj në kohën e shembjes së urës.
Loading...