Meta ‘i mbyll derën’ Borchardit: “Ofendoi banorët e Astirit”

Presidenti Ilir Meta nuk pret ditën e nesërme në zyrën e tij ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt.

Në një letër dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Pranisë së OSBE në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, kreu i shtetit argumenton se arsyeja e këtij refuzimi të takimit me Borchardin është: vënia në diskutim e ndryshimit të dekretit për zgjedhjet lokale si dhe ofendimi që zyrtari i OSBE-së u bëri banorëve të Astirit duke u nxjerrë gishtin e mesit në 13 tetor kur protestohej përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ditën e nesërme, Meta do të takohet me Lulzim Bashën dhe krerët e tjerë të opozitës jashtë parlamentit për të diskutuar për krizën kushtetuese, Reformën në Drejtësi etj.

Ambasadori i OSBE Borchardt është sulmuar ashpër nga PD-ja për qëndrimet e tij kundër opozitës. Ndërsa tashmë, edhe presidenti Meta del hapur kundër përfaqësuesit të BE-së në vendin tonë.

Loading...