Si autor i dyshuar u arrestua Nader Ben Khalifa 39 vjeç fill pas krimit, ndërsa ka deklaruar për karabinierët se e ka goditur disa herë me thika kosovarin Gzon Kelmendi 33 vjeç nga Kosova, pranë qendrës historike Sant’Antonino.
Khalifa, i pyetur se përse e kreu vrasjen, tha se e ka bërë atë, duke u mbrojtur nga sulmet e kosovarit. “Unë e vrava nga frika se mos më vriste”, tha tuniziani. Vrasja me thikë ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00 pas mesnate.
Dyshohet sesi i arrestuari, ashtu edhe viktima kanë qenë të dehur.
Ata kanë filluar të zihen, për disa shkaqe, që besohet se kanë qenë banale. Megjithatë, grupi i hetimit është duke hetuar shkaqet e vërteta të ngjarjes. Sherri ka nisur me thika brenda, kurse ka vazhduar më andej jashtë barit.
Sipas policise, ka dyshime se kosovari ishte i pari që ka nisur sherrin, madje ka marrë edhe thikën. Afrikani ka marrë po ashtu një thikë e kanë dalë në qendër të qytetit, për t’u sqaruar”. Në qendër të qytetit, Khalifa e goditi disa herë me thikë 33-vjeçarin në gjoks dhe fyt.
Tuniziani përpara hetuesve ka thënë se kishte plagë në fytyrë e trup nga shqiptari. Ai tha se gjithçka e ka bërë nga vetëmbrojtje. Tuniziani deklaroi se një thikë ishte në tokë, e se e mori atë përpara kosovarit, pasi rrezikonte të vdiste vetë.