Presidenti Meta për sot kishte paralajmëruar një konferencë ku sipas tij do të tregonte me fakte shkeljet e Ardian Dvoranit, kreut të KED-së.
Sot nuk kishte një deklaratë të tillë, por Meta tha në Open se nuk ka hequr dorë nga kallëzimi, ndërsa shtoi se Dvorani do bëhej shembull.
“Nuk kam hequr dorë nga kallëzimi për Dvoranin, kam pas dhe konferenca të tjera.
Do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet. Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen”, tha Meta.
Loading...