Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur me një gjuhë të ashpër pë rata që sipas tij do të mundohen të kapin institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë në vend, Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe kushdo që do e provojë ta kalojë, do të shikojnë se çdo të ndodh, ndërsa këtë deklaratë ai e bëri në “Open” teksa komentonte një deklaratë të bërë prej tij disa ditë më parë.
Në këtë deklaratë Meta thoshte se shqiptarët janë mes të kapin armët, gjë që e konsideron të paligjshme ose të ikin nga vendi, nëse drejtësia kapet e gjitha nga një dorë e vetme.
“E kam thënë dhe e përsëris tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë. Ju garantoj se ajo vijë nuk do të kalohet.
Le ta provojnë dhe do ta shohim. Gjykata Kushtetuese do mbrohet, kjo nuk diskutohet. E përsëris, le ta provojnë dhe ta shohim!”, tha Meta