Një nënë po hetohet nga policia ruse dhe shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve pasi një video e djalit të saj duke ecur në rrugë me rreth 130 km/h u bë virale në internet.
Agina Altynbayeva vendosi 6-vjeçarin në timon e mjetit tip “Hyundai Solaris” dhe e lejoi të ngiste makinë në një autostradë bosh në rajonin e Tatarstan.
Pamjet tregojnë fëmijën në timon ndërkohë që makina arrin shpejtësinë 130 km/h.
Përpos ngasjes në makinë nën moshë, djali tejkalon edhe limitin e shpejtësisë në rrugë prej 120 km/h.
Sipas disa mediave djali ka bërë operacion në këtë verë.
Ndërsa nëna e tij 29-vjeçare reagoi ndaj kritikave në mediat sociale duke shkruar: “Jetoj siç dua. Nuk pendohem për asgjë. Jam e qetë për gjithçka. Nuk kam nevojë për komentet tuaja.”