OSBE mbledh tryezën e dytë për reformën zgjedhore

OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik.

PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish Ivi Kason. Tryeza po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve.

Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin.

Në seancën plenare, maxhoranca vendosi të shtyjë afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.

Loading...