Deputeti socialist Bashkim Fino tha se Presidenca do ketë më pak shpenzime në kushtet kur ka nisur shpallja non grata e përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.
Ky reagimi Finos u bë pas evidentimit se Presidenca nuk ka realizuar ende shpenzimet financiare të vitit të kaluar.
Bashkim Fino: “Jeni të përkëdhelurit e Ministrisë së Financës dhe mirë bëni në fakt.
Më shqetëson fakti që shikoj këtu që 602 mallra dhe shërbime keni planifikuar sipas aktit normative 125 milionë lekë dhe brenda 10 mujorit keni realizuar 71.6 milionë lekë.
Pra keni edhe një pjesë tjetër shumë të konsiderueshme për dy muaj. Kjo do të thotë se është një sasi e madhe që nuk mund të konsiderohet dot për dy muaj por duhet të kemi parasysh edhe qëndrimet politike të presidentit që shumë njerëz janë non grata dhe nuk mund të vijnë.”
Ndërkohë përfaqësuesi i Presidencës kërkoi fond shtesë për sa i përket dixhitalizmit të dokumenteve.
“Është një projekt, investim që do të jetë për të ardhmen në mënyrë që institucioni i Presidencës të ketë dixhitale të gjitha dokumentet.”
Diskutimet pati edhe me përfaqësuesin e KQZ i cili kërkoi fond shtesë për blerjen e dy furgonave.