Pas masakrës që ndodhi më 4 tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në të cilën u përfshi dhe i fejuari i saj, Ervin Mata, Elvana Gjata i gëzoi fansat duke u rikthyer në Instagram.
Dje këngëtarja e njohur shqiptare i bëri follow në Instagram deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Të gjithë menduam se kjo gjë shënoi rikthimin e saj në rrjetet sociale, pas gati 2 muajsh.
Por pasi ky veprim shkaktoi një valë reagimesh ndër ndjekësit e saj dhe mediat rozë, sot Elvana ka marrë një tjetër vendim që na trishtoi të gjithëve.
Këngëtarja e njohur ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram dhe nuk mund ta gjejmë më. Ajo ka marrë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga rrjetet sociale dhe nuk e dimë se kur do të rikthehet.
Ndërsa i fejuari i saj është në kërkim, këngëtarja mësohet se ndodhet në Gjermani duke iu shmangur dhënies së deklaratës në polici.