Skadon afati për ankimimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Ka skaduar pasditen e sotme pas orës 16:00, afati për ankimimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Lista tani i kalon Kuvendit, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm.

Fillimisht lista me 3 emrat; Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj shkon në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend.

Nëse Kuvendi nuk zgjedh me 84 vota lista kthehet në KLP dhe i rendituri i pari zgjidhet prokuror i përgjithshëm.

Loading...