Trageti “Prince” me kapacitet 150 dhoma, 1000 pasagjerë, 300 automjete si edhe 30 kampiona.Për drejtorin e portit detar të Vlorës, Admir Malaj, trageti i ri i linjës, i cili më parë ka operuar në itali dhe në Greqi, do të operoj sëbashku me tragetin aktual, duke rritur në këtë mënyrë konkurencën si dhe duke ofruar biletat me një cmimë 30 % më të ulët se aktuali, si edhe duke shkurtuar distancën midis Vlorës dhe Brindisit, pasi ka një shpejtësi prej 17 nyje në orë.
Eshtë bërë zakon në Vlorë ku tragete të kësaj linjë vijnë, rrinë disa kohë dhe më pas largohen sërish.Kompania aktuale e cila do të sjell tragetin në Vlorë, duke patu parasysh edhe kohën që ka zgjedhur të futet në tregun vendas, pikërisht muajt e dimirt, tregon që është një kompani serioze. Kompania do të ketë një krontratë një vjecare e cila do të rinovohet cdo vitë.
Njoftimi për mbërritjen e tragetit të ri të linjës Vlorë-Brindis është lancuar edhe nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë, ku pritet të filloj punën në itenerarin Vlorë-Brindisi në datën 23 Nëntor si një kërkesë kjo e kërkuar dhe e dëshiruar ndër vite, duke marrë parasysh edhe problematikat aktuale me tragetin e kësaj linjë.