Rikthehet në skenë “West Side Family”, suprizë anëtari i tretë

Teksa kanë kaluar 5 vite nga ndarja nga jeta e Dr.Florit, West Side Family ka vendosur të rikthehet në skenë.

Landi dhe Miri do të marrin pjesë këtë vit në festivalin “Kenga Magjike”.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, dyshja kanë përgatitur një surprizë për publikun. Bashkë me ta në skenë do të jetë edhe vëllai Dr.Florit, Alban Kondi.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Albani për mediat online. Ai ka treguar se nuk e kishte menduar që të merrte pjesë bashkë me Landin dhe Mirin dhe se gjithë ideja erdhi spontanisht.

Po ashtu ai ka hedhur poshtë zërat se do të jetë gjithmonë me grupin West Side Family.

Albanai ka thënë se tashmë West Side Family është si një familje që mirëpret këngëtarë të ndryshëm, sot do të jetë ai e nesër dikush tjetër.Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim surprizën që kanë përgatitur djemtë./abcnews.al

Loading...