Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, u tha se kirurgu e kishte njoftuar që procedura ishte një “lojë me hamendje”.
Leah Cambridge, nënë e tre fëmijëve, vdiq nga mpiksja e gjakut më 27 gusht të këtij viti.
Ajo kishte udhëtuar nga Britania për në Turqi që të bënte ndërhyrjen pasi ishte fiksuar nga fotografitë në Instagram.
Procedura përfshinte heqjen e dhjamit nga beli dhe injektimin në të pasme.
Por ajo pësoi një ndërlikim fatal kur dhjami u injekta aksidentalisht në një venë dhe bëri që ajo të ketë tre sulme në zemër në tryezën e operacionit.
Partneri i Leah, Scott Franks tha në Gjykatë se fjalët e kirurgut ishin: “Kjo është një lojë me hamendje, asnjëherë nuk dihet si shkon. Është çështje për jetë a vdekje, kurdo që do e bësh atë”.
Më pas tregoi se foli me mjekun në hotelin ku po qëndronte dhe ai nuk i kërkoi falje për atë që ndodhi, por u përpoq të shpjegojë ndërlikimet që ndodhën.