Gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka treguar një histori personale, teksa po flitet për sigurinë rrugore dhe aksidentet në rrugë.
Fervziu tregoi historinë që i kishte ndodhur kur po kthehej para katër ditësh nga Kosova, ku në rrugën e Milotit i ishte shfaqur një këmbësor që rrinte mbi gardh në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
“Para 4 ditësh isha duke ecur dhe u tmerrova. M’u shfaq njëri në rrugën e Milotit, po kthehesha nga Kosova. M’u shfaq, m’u duk si monument. Ishte në majë të gardhit aty dhe sa kalova unë, u hodh pupthi. Nuk është më faji i shoferit”, tha gazetari.
Loading...