Tre shtetas shqiptar të moshave, 24, 30 dhe 33 vjeç, të cilët ushtronin aktivitetin në grabitjen e banesave kanë rënë në prangat e policisë italiane.
Të tre këta shtetas kishin mundur të vidhinin sasira të mëdha bizhuterish e objektesh të tjera me vlerë.
Grabitësit punonin kryesisht natën ose në orët e pasdites.
Shënjestrat e tyre ishin vilat e personave të pasur.
Një njërën prej grabitjeve ata kishin mundur të vidhnin bizhuteri që kapnin vlerën e 200 mijë eurove.
Ndërsa në një tjetër grabitje kishin vjedhur orendi të argjendta. T
Të tre grabitësit u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupit.
Loading...