Bamir Topi: “Përplasja institucionale është histori e trishtë. Kjo është përplasja më e më e paprecedentë”

“Zgjidhja e krizës nuk vjen nga aktorë jashtë institucionalë”.

Kështu deklaron ish-presidenti Bamir Topi, pasi takimit që zhvilloi pak minuta më parë me kreun e shtetit, Ilir Meta në kuadër të krizës politike në vend për Gjykatën Kushtetuese. Teksa ka treguar detaje nga biseda kokë më kokë me Metën për afro 40 minuta, Topi theksoi se kryefjalë e takimi të tyre ishte kriza institucionale.

Ai tha se zgjidhja për ngërçin e krijuar nuk mund të vijë nga jashtë, ndërsa e cilësi këtë përplasje më të paprecedentë.

“Ne mund të japim mendime, zgjidhja s’vjen nga jashtë. Përplasja institucionale është histori e trishtë. Kjo është përplasja më e më e paprecedentë”, pohoi ai.

Pas gatishmërisë së Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion për Gjykatën Kushtetuese, maxhoranca e ka mbështetur këtë hap, ndërkohë që opozita shprehet kundër.
Sugjerimi për të çuar debatin për Kushtetuesen në këtë komision erdhi nga ambasada e SHBA-ve. Kujtojmë se pas sugjerimit të ambasadës së SHBA, reagoi Presidenca, e cila deklaroi se është koha për shtet të së drejtës dhe jo shtet të ambasadave.

Loading...