Alvin Berisha i shpreh mirënjohjen të atit: “Si mburojën ma t’fort gjithmon pa dyshim i kisha zgjedh krahet e tu babi”

Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar që u nxorr nga kampi sirian ku e kishte dërguar e ëma pas 5 vitesh, tashmë ka hapur një profil publik në Instagram.

Vogëlushi publikon foto dhe video të ndryshme, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen është një deklaratë për të atin Afrimin, i cili ka bërë të pamundurën derisa djali u rikthye në Itali.

“Si mburojën ma t’fort gjithmon pa dyshim i kisha zgjedh krahet e tu babi”, thuhet në statusin e Alvinit në Instastory.

Kujtojmë se Alvini u shpëtua nga kampi i ISIS falë insistimit të babait të tij dhe bërjes publike të rastit në median italiane “Le lene”, ndërsa nëna i vdiq gjatë një bombardimi në Siri.

Loading...