Pa vënë asnjëherë në mëdyshje nevojën për Reforme në Drejtësi dhe mbështetjen e saj me konsensus siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese, është e detyrueshme që në mënyrë të menjëhershme të gjendet konsensusi për të pasur sa më parë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Veprimet e njëanshme, militantizmi politik i Kuvendit përzier me interesa që synojnë kontrollin e drejtësisë po shkatërrojnë besimin tek reforma dhe për më tepër shumë shpejt mund të përfundojmë pa gjykata apeli dhe kolapsin total të drejtësisë.
Bundenstagu Gjerman kërkoi ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në kushtet që vendosi për hapjen e negociatave.
Opozita duhet urgjentisht pa kushte dhe paragjykime të kërkojë një tryeze politike me mazhorancën për këto 9 kushte.
Këto kushte janë platforma e Shqipërisë dhe integrimi Evropian i saj. Shqipëria qëndron mbi çdo interes politik.