Reshjet e shiut do të ‘mbështjellin’ sërish nesër të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas MeteoAlba, pjesa e parë e ditës do të vijojë të ruajë kthjellime dhe vranësira të lehta, por pasditja do të ketë reshje shiu, sidomos në jug dhe veriperëndim të vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2°C në orët e para të mëngjesit deri në 19°C në darkë.
Ndërsa era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Loading...