Nje dite me pare tha se ishin 300 mijë euro e tani ka ndryshuar dëshminë. Dy të moshuarit të cilët ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike, pasi autorët janë ende të lirë.
Dy ditë pas grabitjes së parave në banesën e familjes Shabani në Milot kryefamiljari ndryshon dëshminë. Ai deklaron se nuk e di e shumë e parave që ndodheshin në kasafortë.
Taf Shabani tregon për ABC Nevvs se vendosi t’i mbante në shtëpi paratë edhe pse fëmijët e porositën t’i depozitonte në bankë. Ndërsa janë ende të trembur pasi autori nuk është zbuluar.
Zonja e shtëpisë Huma që u mashtrua pasi hajdutët që u shfaqën si policë për të kryer grabitjen duke i thënë se djali i tyre është arratisur nga burgu në Itali tregon se më të birin bisedoi më pas me telefon dhe ai vijon të jetë në burg.
Kjo familje është në gjendje të rënduar psikologjike dhe fjalët i kanë të pakëta, pasi autorët janë të lirë dhe nuk janë identifikuar. Kjo ngjarje ende po hetohet nga policia dhe nuk ka të arrestuar, pasi dhe nga dëshmitë e dy të moshuarve nuk mësuan asgjë në lidhje me ndonjë të dyshuar të mundshëm