Nishani: “Ambasada amerikane dha një sygjerim, ne të mbrojmë Kushtetutën”

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së dhe ish-presidenti Bujar Nishani është shprehur se, ka një sygjerim nga Ambasada amerikane në Tiranë që palët ti drejtohen Komisioni i Venecias lidhur me përplasjet për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, Komisioni i Venecias nuk ka çfarë bën lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, i pyetur se, kush është anëtare e Gjykatës Kushtetutese, Marsida Xhaferllari apo Elsa Vorpsi? Nishani u përgjigj:

“E para, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. 3 zgjidhen nga presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. E dyta, të parin e zgjedh presidenti, të dytin Kuvendi e të tretin Gjykata e Lartë. E vazhdon në të njëjtën mënyrë deri tek i nënti. Pika e tretë, anëtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punën pas betimit para presidentit”, u shpreh Nishani.

Ish-presidenti shtoi se, tashmë Xhaferllari është anëtare zyrtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo është kandidate që i takon presidentit të Republikës, ajo është betuar para presidentit dhe Gjykata Kushtetuese e ka shpallur anëtare të saj. Nuk ka asnjë arsye ta çojmë në Komisionin e Venecias. Ambasada amerikane ka të drejtë të japë sygjerime, ne duhet të qëndrojmë në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Nishani.

Loading...