Bashkia e Gjirokastrës do të bashkëpunojë me Universitetin e Firences në Itali

Bashkia e Gjirokastrës do të bashkëpunojë me Universitetin e Firences në Itali, për konsulencë të specializuar profesionale në drejtim të restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe të zhvillimit urbanistik të qytetit.

Kështu theksoi sot kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili priti në një takim në qytetin e gurtë përfaqësues të Universitetit të Firences dhe të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

“Ka një hapësirë të pashfrytëzuar bashkëpunimi në ruajtjen dhe konservimin e pasurisë arkitektonike të qytetit. Ne kemi nevojë edhe për konsulencë të specializuar profesionale në drejtim të restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe të zhvillimit urbanistik të qytetit mbi bazën e përvojave më të mira europiane”, – u shpreh Golemi.

Sipas tij, Universiteti i Firences ka shumë çfarë të ofrojë në këtë drejtim, sidomos kur është fjala për kualifikim të specialistëve të rinj që punojnë direkt në kantieret e restaurimit.

“Besoj se shumë shpejt do të bëjmë hapa përpara në konkretizimin e bashkëpunimit që synojmë të kemi”, tha Golemi./atsh

Loading...