Duhet të hani apo jo banane në mëngjes?

Një hulumtim kohëve të fundit ka treguar se ngrënia e bananeve në mëngjes mund të jetë e dëmshme për ju. Sipas Dr.

Daryl Gioffre, i cili i parapriu studimit, bananet janë të dëmshme për t’u ngrënë në mëngjes, e sidomos nëse përdoren për t’u zëvendësuar si vakt ushqimor.

Ndonëse frutat tropikal kanë cilësi të mira ushqimore, siç janë kaliumi, magnezi dhe fibrat, bananet mund të jenë prapëseprapë të dëmshme për ju.

Arsyeja për këtë është se “ato kanë 25% sheqer dhe acid në mënyrë të moderuar”, sipas Dr. Gioffre.

Kësisoj, ato do iu japn një nxitje të përkohshme energjie duke iu bërë të ndiheni të lodhur dhe të uritur shumë shpejt.

Kjo gjë mund t’iu shtyjë në ngrënie të tepërt më vonë.

Dr Gioffre rekomandon për mëngjes përbërës të tillë si gjalpi i arrës së kokosit, bajamet e papërpunuara, kërpi dhe liri.

Loading...