Basha zbulon arsyen pse nuk e vizitoi policen e plagosur, në spital

I ftuar në emisionin ‘A Show’ në ‘News24’ kryetari i PArtisw Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot publike arsyen se pse nuk e vizitoi në spital policen e plagosur, Ina Nuka, e cila pas shpërthimit të një kapsolleje, humbi dy gishta.

Basha ka thwnw se nuk donte që këtë çështje ta përdorte politikisht, ndërsa shtoi se ai ia kishte përcjell urimet për shërim, përmes nënkryetari i Komisionit të Sigurisë.
“E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia. Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë”,- u shpreh Basha.

Loading...