Amsterdami qyteti më miqësor për turistët

Sipas një anketimi të ri, Amsterdami është qyteti më miqësor për turistët.

Kryeqyteti holandez ka prirë në listat e vendeve të preferuara të turistëve, duke krijuar përshtypje të mirë me faktorët se sa akomodim përfshihet në ofertë dhe kënaqësinë e përgjithshme për ata që e vizitojnë qytetin.

Hulumtimi i cili është kryer nga “Authentic Vacations” i ka analizuar 10 qytete të mëdha dhe i ka analizuar shumë faktorë për ta zbuluar qytetin më të shoqërueshëm në botë për turistët.

Faktorët kanë përfshirë aeroportet afër qytetit, kualitetin e aeroporteve, lumturinë e përgjithshme të destinacionit, njohjen e gjuhës angleze nga vendasit, sa akomodim është në dispozicion, sigurinë, etj.

Kështu, Amsterdami ka rezultuar si vend brilant për të pushuar. Fillimisht, në këtë qytet keni shumë gjëra për t’i parë e për t’i bërë brenda dite – duke filluar nga eksplorimi i muzeve e deri te shëtitjet përgjatë kanaleve.

Kur dielli të ketë perënduar, kafenetë e qytetit, diskotekat dhe restorantet vijnë në jetë. Në përgjithësi ekziston një atmosferë shumë miqësore ndaj turistëve dhe kjo mund të ketë të bëjë me faktin se vendasit janë në mesin e popujve më të lumtur në botë. Vendin e dytë e ka zënë Vjena, ndërkaq Dubai vendin e tretë.

Loading...